Një futbollist është akuzuar për fshehjen e një objekti të mprehtë (brisk) për t’i sulmuar lojtarët kundërshtarë në një ndeshje të Ligës së tretë të Turqisë të shtunën pasdite.
Raportimet nga Turqia shkruajnë se mesfushori i Amed SK, Mansur Calar kishte një brisk rroje në dorë përpara se t’i priste dy lojtarë kundërshtarë të Sakaryaspor.
Filmimet tregojnë se futbollisti kundërshtarë Ferhat Yazgan kishte marrë një goditje .
Amedsporlu futbolcu Mansur Çalar, Sakaryaspor maçına elinde gizlediği jiletle çıktı ve rakip takım futbolcularını yaraladı@TFF_Orgpic.twitter.com/QHhal7r14n
— SPOR (@yenisafakspor) March 3, 2019
Ishte Yazgan që nxori në rrjetet sociale dëmtimet e tij që vinin nga ndeshja.
“Këta lojtarë luajnë në fushë, TFF (Federata turke e futbollit), shpresoj që t’i sheh”, ka shkruar ai.
Edhe shoku i Yazgan, Haci Dogru, ka treguar lëndimet e marra gjatë ndeshjes.
Në videot e ndeshjes, Calar shihet duke iu afruar edhe Dogrut para se ta godasë atë në fytyrë.
Klubi Amed SK i kanë mohuar akuzat për Calar, duke lëshuar një deklaratë dhe duke thënë se mesfushori nuk ka pasur asnjë objekt të mprehtë në fushë për t’i sulmuar lojtarët e Sakaryaspor.
Ndeshja përfundoi baras 1-1, duke e lënë Sakaryasporin në vend të katërt, ndërsa Amed SK u ngjit në vendin e nëntë në tabelë.
https://twitter.com/AmedsporSK/status/1051184769483063296
Shumë tifozë kanë bërë thirrje që Calar të dënohet rëndë dhe t’i ndalohet përjetësisht futbolli.
Tensionet ishin shumë të larta edhe para ndeshjes ku në dhomat e Amed SK kishte sulm nga ‘një turmë e tifozëve rival’.
Amed SK i ka publikuar këto pamje të sulmit në dhomën e veshjes së tyre në llogarinë zyrtare të klubit. /Telegrafi/