Poezi nga: Yehuda Amichai
Përktheu: Roland Gjoza
Ata prenë
kofshët e tua rreth ijeve të mia
me sa kuptoj
ata të gjithë janë kirurgë. Të gjithë.
Ata na ndanë
nga njëri-tjetri
me sa kuptoj
ata të gjithë janë inxhinierë. Të gjithë.
Ç’mëkat, ne ishim kaq të bukur
një shpikje hyjnore
një aeroplan i krijuar nga një burrë dhe një grua
me krahë dhe me gjithçka.
Ne u ngritëm pak mbi tokë
dhe fluturuam pak