Telegrafi

Club Brugge – Manchester United, formacionet zyrtare të ndeshjes kryesore të mbrëmjes në Ligën e Evropës

Club Brugge do të jetë nikoqir i Manchester United në ndeshjen e parë të 1/16 e finales në Ligën e Evropës.

Gjiganti belg do të tentoj që të marrë një rezultat pozitiv ndaj kampionëve të shumëfishtë të Anglisë.

Në anën tjetër Djajtë e Kuq kanë udhëtuar drejt Belgjikës me qëllimin e vetëm që mos të mposhtën.

Dy skuadrat kanë mungesa të mëdha me lojtarët e lënduar, ku te Brugge mungojnë lojtarët si Diatta, Van der Bremt e Diagne, ndërsa te ekipi anglez lojtarët si Rashford, Pogba apo McTominay.

Formacionet zyrtare:

Club Brugge: Mignolet, Kossounou, Mechele, Deli, Mata, Rits, Balanta, De Cuyper, Vanaken, Tau, Dennis.

Manchester United: Romero, Dalot, Lindelof, Maguire, Shaw, Williams, Mata, Matic, Andreas, Lingard, Martial. /Telegrafi/