Telegrafi

Club Brugge 1-1 Manchester United, notat e lojtarëve: Shkëlqimi i sulmuesve Dennis e Martial

Anthony Martial. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Nuk ka sjell fitues ndeshja e parë mes Club Brugge dhe Manchester United.

Takimi i parë në Ligën e Evropës ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.

Sulmuesi nigerian Emmanuel Dennis shënoi për vendasit, ndërsa ai francez Anthony Martial barazoi për Djajtë e Kuq.

Ishin pikërisht dy golashënuesit që patën edhe notat më të mëdha nga skuadrat e tyre.

Anthony Martial . (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Ndërkohë notat më të dobëta në ndeshje shkuan për portierin mysafir Romero si dhe qendërmbrojtësin vendas Mechele.

Dy skuadrat do të përballen me njëra tjetrën pas një jave në Old Traford ku do të vendoset edhe ekipi që do të kaloj tutje. /Telegrafi/