Ekipi Cloud9 është bërë kampion i turneut të CS:GO IEM Dallas 2022, i cili u mbajt në qytetin Dallas të Teksasit.
Pasi mposhti ekipin ENCE në finale me rezultat të përgjithshëm 3-0 me mapa, ekipi Cloud9 është shpallur kampion i turneut duke fituar çmimin prej 100.000 dollarësh.
Gjatë gjithë kohës ekipi Cloud9 ishte në dominim të ndeshjes, edhe pse ENCE ishte në mungesë të lojtarit të tyre ‘Spinx’, nuk arritën që të fitojnë asnjë map.
It's been too long 🥹
For the very first time, @C9CSGO lifts the #IEM 🏆 pic.twitter.com/q7ApsidRsb
— Cloud9 (@Cloud9) June 5, 2022
Në mapin e parë dhe të dytë rezultati ishte më i ngushtë, në ‘Mirage’ 16-12 dhe në ‘Overpass’ 16-11, ndërsa në mapin e tretë ‘Ancient’, Cloud9 patën paraqitje fantastike duke fituar me rezultat 16-3.
Lojtari më i vlefshëm i turneut u shpall Sergey ‘Ax1Le’ Rykhtorov, me vlerësimin nga HLTV 1.32.
C9's @Ax1LeGOD claims his first LAN HLTV x @BitSkinsCom MVP for #IEM Dallas 2022 with 100% of maps with 1+ rating! pic.twitter.com/fDQfLYYs9W
— HLTV.org (@HLTVorg) June 5, 2022
Formacioni i ekipit Cloud9:
Abay ‘HObbit‘ Khasenov
Sergey ‘Ax1Le‘ Rykhtorov
Dmitry ‘sh1ro‘ Sokolov
Timofey ‘interz‘ Yakushin
Vladislav ‘nafany‘ Gorshkov
/Telegrafi/