BBC njofton se Amazon e ka prezantuar Cloud Player-in e vet në SHBA, përpara rivalëve Apple dhe Google, të cilët po zhvillojnë sisteme të njëjta.
Përdoruesve u është siguruar hapësirë prej 5 GB, që është e mjaftueshme për të ruajtur rreth 1.200 këngë. Hapësira mund të zmadhohet me pagesë shtesë.
Cloud Player funksionon në Blackberry dhe telefonat e mençur me sistem operativ Palm dhe Android, ndërsa nuk e mbështesin aparatet e Apple me iOS.
Edhe pse ekzistojnë disa shërbime të ngjashme më të vogla, siç janë mSpot dhe AudioBox, Amazon është kompania e parë e madhe që shtrihet në këtë fushë. /Telegrafi/