Telegrafi

Claudio Ranieri, trajner i skuadrës së Valon Behramit?

Claudio Ranieri mund të punësohet në një skuadër të Ligës Premier.

Sipas “Sunday Express”, ekipi ku luan mesfushori shqiptar Valon Behrami, Watford po përpiqet ta angazhojë trajnerin italian.

Qatford pritet ta shkarkojë gjatë kësaj vere Walter Mazzarrin, i cili nuk ka përmbushur pritshmëritë e zyrtarëve të klubit anglez.

Ranieri ka mbetur pa klub pas shkarkimit prej kampionit anglez Leicester City. /Telegrafi/