Ish-trajneri i Leicester Cityt, Claudio Ranieri, ka marrë drejtimin e skuadrës franceze, Nantes.
Ekipi nga Ligue 1 është dashur të kërkonte leje të veçantë nga liga, pasi italiani e ka arritur limitin e moshës për trajner – 65 vjet, në vitin e kaluar.
Ranieri e befasoi botën e futbollit në sezonin 2015/2016 kur e fitoi titullin e Ligës Premier me Leicesterin.
Mirëpo, në shkurt të këtij viti, ai u shkarkua nga klubi anglez pasi regjistroi pesë humbje radhazi.
Te Nantes, Ranieri zë vendin e Sergio Conceicaos, i cili u largua për të marrë drejtimin e Portos. /Telegrafi/