Claudio Ranieri që u bë kampion me Leicesterin duke thyer çdo parashikim është afër që të kthehet në punë në Ligën Premier.
Rezultatet aspak të mira në tetë javë e patra në kampionat ia kanë lëkundur jo pak pozitën trajnerit Slavisa Jokanovicit.
Drejtuesit e klubit anglez, në rast të një shkarkimi të trajnerit aktual, mendojnë të rikthejnë në Ligën Premier pikërisht italianin.
Ai njihet mirë në Angli, pasi në sezonin 2015-2016 u shpall kampion me skuadrën e Leicester edhe pse ishte kundër të gjitha parashikimeve.
Momentalisht Fulhami renditet në vendin e 17 me 5 pikë të grumbulluara.
Claudio Ranieri në sezonin e fundit drejtori skuadrën franceze të Nantes, por në përfundim të kampionatit klubi vendosi të ndërpresë bashkëpunimin me të.
Ai aktualisht është i papunë, ndërsa është folur shumë që ta marr drejtimin e Sporting Lisbonës. /Telegrafi/