Telegrafi

Claudio Bravo nuk do të jetë titullar

Claudio Bravos i është komunikuar se nuk do të jetë titullar dhe kjo e ka nxitur të mendojë për një destinacion të ri.

Pavarësisht një gabimi në debutimin e tij në derbi kundër Manchester Unitedit (2-1), 33-vjeçari e mbajti portën të paprekur në fitoret 4-0 të javës së fundit kundër Borussia Moechengladbachut dhe Bournemouthit.

Por, kiliani i Manchester Cityt përmes një mesazhi na lë të nënkuptojmë se mund të largohet më shpejt se që është menduar.

“Nuk do të isha unë titullari te Barça, por Ter Stegen. Klubi më bëri një ofertë për të rinovuar, por duke parë planet e tyre,edhe unë kuptova pozicionin tim. Isha shumë i sinqertë, nuk doja të ulesha në stol. Nuk është për mua. Dhe ata e kuptuan. Te Barcelona gjithnjë kam dhënë më të mirën”, u shpreh kiliani në “Cadena SER”.

Vlen të theksohet se City do të takohet gjatë fundjavës me Swansea. /Telegrafi/