Telegrafi

Clattenburg: U largova nga Liga Premier shkaku i Jose Mourinhos

during the Premier League match between West Bromwich Albion and Leicester City at The Hawthorns on April 29, 2017 in West Bromwich, England.

Gjyqtari i njohur anglez, Mark Clattenburg, thotë Jose Mourinho është shkaktari që ai e la gjykimin në Ligën Premier.

Clattenburg në shkurt e bëri zyrtar largimin nga Liga Premier për të kaluar në federatën saudite të futbollit.

Gjyqtari 42 vjeç ka debutuar në Ligën Premier në vitin 2004, dhe ndeshja e fundit ishte në janar të vitit 2017 mes Manchester United dhe Stoke City.

Në këtë ndeshje Wayne Rooney e kishte thyer rekordin e Sir Bobby Charlton për numrin e golave, ndërsa Manchester United, kishte barazuar 1-1.

Mark Clattenburg kur gjykonte në Ligën Premier /Getty Images)

“Referova në ndeshjen që Wayne Rooney theu rekordin e Bobby Charlton dhe Mourinho erdhi në dhomat e zhveshjes dhe ishte i palumtur për një penallti me dorë që nuk e kisha dhënë”.

“Stadiumi i Stoke, është gjithmonë i ftoftë dhe i lagësht dhe të gjykosh Man United nuk është asnjëherë e lehtë”.

Lexo po ashtu Mourinho bën shaka: De Gea, portieri im i tretë më i mirë

“Të vinte pas ndeshjes që e kisha një paraqitje të mirë dhe në dhomën time të zhveshjes për të kritikuar paraqitjen time, për një top me dorë, ku unë e pash që ishte në gjoks, e dija se ai donte të vinte dyshime mbi atë që e mendoja”.

Mourinho si trajner njihet për polemika me gjyqtarët

“Shkova në shtëpi me mendjen që kisha bërë një gabim të madh dhe gruaja ime e pa që unë kisha ndryshuar dhe i thash vetës: “A dua të jem më pjesë e kësaj më? A dua të referoj më?”.

“Mendova në vete dhe nuk kisha më kënaqësi të gjykoja dhe për këtë u largova”, ka thënë Clattenburg. /Telegrafi/