Ja pesë gjëra që çdo mashkull i vëren në një takim:
Lëkura
Meshkujt e shohin gjithnjë lëkurën tuaj, jo vetëm në fytyrë, por edhe në duar dhe natyrisht në trup, varësisht nga ajo që keni veshur. Atyre u pëlqen një lëkurë e pastër dhe e freskët, jo me shumë grim.
Trupi
Kjo është diçka që dihet. Pa marrë parasysh a është takimi i parë apo i njëzeti, ai gjithnjë do të shikojë trupin tuaj dhe veshjen që e keni zgjedhur për takim. Mundet madje edhe t’ju komplimentojë për këtë.
Gjestet e këndshme
Nëse keni një mënyrë të ëmbël të buzëqeshjes apo një gjest të zakonshëm të vënies së flokëve prapa veshit, atëherë ai do ta mbajë në mend qysh në takimin e parë dhe sa herë që do të mendojë për takimin tuaj do t’i kujtohet ai gjest.
Pozitiviteti
A ndiheni sikur jeni në kontroll të situatës? Meshkujve u pëlqen kur ata mund të qeshin me femrën që kanë afër vetes. Ata madje do të ndihen shumë krenarë kur ju prezantoj në me miqtë duke ua dëshmuar atyre se kanë gjetur një femër me ‘substancë’ dhe jo vetëm me pamje.
Aroma
Ai mund të mos ketë ide se çfarë parfumi përdorni, por ai do të ndihet shumë mirë nëse ju keni një aromë të mirë. Aroma e parfumeve të femrave është dehëse dhe ai do ta mbajë në mend si një aromë identifikuese dhe kudo që ta nuhasë atë do t’ju kujtojë juve. /Telegrafi/