Evropianin “Francë 2016” do të vazhdojë sot më tri ndeshjet mjaft interesante.
Belgjikë-Irlandë, takim ky që luhet në kuadër të Grupit E, do të hap ditën e sotëm, sfidë kjo që nis në orën 15:00.
Belgët pas disfatës kundër Italisë, alternative të vetme në duel me irlandezët e papërshtatshëm e kanë fitoren, sepse vetëm më pikët e plota mund të mbesin në garë për të siguruar kualifikimin në rundin tjetër.
Ndërkohë, në mbrëmje luhen dy ndeshjet e Grupit F. Nga ora 18:00, Islanda sfidon Hungarinë, kurse, në orën 21:00, Portugalia e Cristiano Ronaldos përballet me Austrinë.
Sot takohen:
Grupi E
15:00, Belgjikë-Irlandë
Grupi F
18:00, Islandë-Hungari
21:00, Portugali-Austri