Futja në trurin e mashkullit është ëndrra e të gjitha femrave. Autorët e librit “WTF are men thinking” christopher Brian dhe Miguel Almaraz pjesërisht ia kanë dalë ta bëjnë një gjë të tillë, kështu që kanë organizuar një hulumtim të madh, në të cilin kishin marrë 250.000 përgjigje rreth qëndrimeve që kanë meshkujt rreth disa çështjeve.
…për tradhtinë
Në pyetjen se a do ta tradhtonin gruan apo të dashurën nëse do ta dinin se do të mund ta fshihnin, rreth 80% e meshkujve ishin përgjigjur në mënyrë negative. Nëse lidhja është e mirë, nuk kanë nevojë të tradhtojnë, të paktën kështu thonë. Autorët paralajmërojnë se një nga pesë meshkujt e pranojnë se do të tradhtonin nëse do të ishin të sigurt se nuk do të hetoheshin.
…për romancën në punë
Meshkujt relativisht janë të hapur për flirt në vendin e tyre të punës e nuk e kanë problem nëse është udhëheqësja apo kolegia e tyre. Mirëpo, rreth tri të tretat e meshkujve thonë se nuk do ta fillonin një romancë në vendin e tyre të punës, sepse nuk duan t’ia komplikojnë jetën vetvetes.
…për të ardhurat e saj
Ideja për meshkujt të cilët nuk pëlqejnë një femër që fiton më shumë se ai tashmë ka dalë nga moda. Për meshkujt kjo më nuk ka rëndësi, prandaj 88% e tyre krejt hapur thonë se janë për një lidhje me një femër që fiton më shumë se ata .
… për ledhatimin
Kjo shifër mundet t’ju befasojë: 93% e meshkujve thonë se sa shumë pëlqejnë të ledhatohen .
…për ish të dashurit
Meshkujt thjesht nuk duan të dëgjojnë për ish-lidhjet e femrës së tij. Rreth 25% e tyre thotë se nuk u interesojnë informata të tilla, sepse kjo është krejt e parëndësishme. /Telegrafi/