Telegrafi

ÇKA MË PËLQEN…

Poezi nga: Julio Cortazar
Përktheu: Maksim Rakipaj

Çka më pëlqen nga trupi yt është seksi.
Çka më pëlqen nga seksi yt është goja.
Çka më pëlqen nga goja jote është gjuha.
Çka më pëlqen nga gjuha jote është fjala.