Xhelozia gjithmonë i përfshin tre njerëz. Ajo shfaqet kur njëri person ndihet i kërcënuar nga një person i tretë.
Ekspertët e ndajnë xhelozinë romantike në dy kategori: xhelozia seksuale dhe xhelozia e afërsisë emocionale, transmeton Telegrafi.
Sipas tyre, meshkujt janë më të prirë të preken nga xhelozia seksuale, ndërkaq femrat janë më të rrezikuara të konsumohen nga e dyta.
Sidoqoftë, që të dy xhelozitë mund të nxiten nga pasiguritë në lidhje. Kjo përfshin pritshmëri të paqarta, nivele të pa balancuara të angazhimit në lidhje, përvoja të mëhershme të ndarjes dhe përvoja të mëhershme të tradhtisë.
Megjithatë, shkaktari më befasues i xhelozisë romantike është më shumë i brendshëm.
Xhelozia në shkallë të vogël apo të mesme mund të jetë shenjë e dashurisë, lidhjes emocionale dhe angazhimit. Por, xhelozia në shkallë të madhe mund të jetë vdekjeprurëse për lidhjen e dy personave.
Por, nëse jeni xheloze në lidhje, cilat janë disa mënyra të thjeshta përmes së cilave mund t’i mposhtni këto ndjenja?
– Vlerësojeni dhe normalizojeni xhelozinë. Kijeni parasysh se është emocion i vështirë për ta pasur dhe është emocion të cilin të gjithë e përjetojnë
– Hiqni dorë nga veprimet që i merrni si pasojë e xhelozisë. Pra mos ‘hetoni’, mos e kontrolloni partnerin, mos e ndiqni, etj. Aq më shumë që bëni vepra të tilla, aq më xheloze ndiheni
– Caktoni disa rregulla me partnerin se cilat vepra të xhelozisë lejohen e cilat jo. P.sh., darka me ish- partneren normalisht se ju nevrikosë, prandaj duhet të pajtoheni që asnjëri të mos e bëni këtë. /Telegrafi/