Nëse jeni interesuar në produktet kundër plakjes, atëherë me siguri keni dëgjuar për retinolin. Por a ja vlen, dhe cilat janë produktet me retinol të cilat mund t’i gjejmë në dyqan?
Retinoli ka qenë një produkt bukurie për dekada të shumta dhe të famshmet si Rosie Huntington-Whitely dhe make-up artistja nga LA Jessica Wu janë fanse të mëdha të tij.
Çka është retinoli?
Me shumë emra shkencorë mund të na duket e konfuze. Shumë produkte përmbajnë retinol, por çka është dhe për çka ju duhet? Përgjigje shumë e thjeshtë është se retinoli është vitaminë A. Mund ta gjejmë në perimet e gjelbra, siç është spinaqi, brokoli dhe lakra jeshile.
“Fërkimi i fytyrës me spinaq nuk do t’i heq vjetët nga fytyra juaj” thotë Dr. Ifeomna Ejikeme. Por kremi i retinolit dhe serumet mund të jenë në mënyrë efektive kundër rrudhave nëse e përdorni sipas udhëzimeve.
Retinoidet janë derivate të retinolit. Çuditërisht, njerëzit i ngatërrojnë këto dy terme por teknikisht është e mundshme të jetë retinoid që është në kremin kundër plakjes se sa vetë retinoli.
Si ndikon kremi i retinolit dhe produktet e tij?
Sa bëheni më të vjetër qelizat tuaja plaken dhe kjo do të thotë se ato ngadalësojnë punën e tyre. Dr. Ejikeme thotë katër gjërat që mund të bëjnë retinoidet:
– Rrisin qarkullimin në fytyrë.
– Rrisin qarkullimin e gjakut në fytyrë.
– E reduktojnë pigmentimin.
– E reduktojnë prodhimin e yndyrës në fytyrë.
Efektet e përgjithshme të tij janë lëkurë pa akne, pa shenja të plakjes dhe më pak rrudha. E mahnitshme, pao jo?
Por a funksionojnë produktet e retinolit në të vërtetë?
Po dhe jo. Fatkeqësisht asgjë nuk është më e fortë se qëllimet e natyrës. Përderisa kremrat me retinol mund të reduktojnë shenjat e plakjes ai nuk mund të bëjë mrekullia. Por nëse i përdorni vazhdimisht mund të shihni rezultate më të mira. /Telegrafi/