Site icon Telegrafi

Çka është më mirë të zihet

Megjithatë shumica e materieve ushqyese, duke përfshirë edhe fibrat, karbohidratet, proteinat, yndyrat, mikronutrientët e ndryshëm dhe vitaminat A, D, E dhe K mbeten në bimë edhe pas zierjes.

Në disa raste, siç është shembull te bekakaroteni, materia ushqyese bëhet më shumë e disponueshme biologjikisht pas zierjes. Njëlloj kështu, domatet si burim i shkëlqyeshëm i likopenës, fitonutrientit i cili ua jep ngjyrën e kuqe edhe veçoritë antioksidative domateve, për organizmin tonë janë më të mira pas zierjes.

Likopena ka veçori antibakteriale dhe antikërpudhore, ndërsa e lidhin edhe me parandalimin e kancerit të prostatës dhe inflamacionet e mishit të dhëmbëve.

Ushqimin e pasur me vitaminë C ose tiaminë, të cilët janë të ndjeshëm më nxehtësi, duhet ta vendosni në ujë vetëm pasi që uji të vlojë dhe ta nxirrni sapo të zihet. Ndërsa perimet e prera imët do të humbin edhe më shumë materie ushqyese gjatë zierjes se sa ato në copa më të mëdha. /Telegrafi/

Exit mobile version