Site icon Telegrafi

Çka dëshiron femra të dëgjojë

“Të dua”

Madje edhe femrat e vështira të cilat ‘nuk bien’ në flirt, kënaqen kur dëgjojnë këto dy fjalë nga partneri. Është me rëndësi që këto fjalë të thuhen në momentin e duhur dhe në vendin e duhur- atëherë efekti i tyre është i garantuar. Ndoshta do t’i lëkunden gjunjët, apo mund t’i bie të fikët, mirëpo këto janë pasoja të dëshirueshme…

“Ke të drejtë”

Të jemi të sinqertë, kjo fjali u pëlqen të gjithëve. Kur personi me të cilin jeni në lidhje pranon se në një temë të caktuar ju dini më shumë, atëherë në organizëm paraqitet një ‘valë’ e adrenalinës e cila nxit një ndjenjë shumë të ëmbël sikurse vetë dashuria. Edhe pse nganjëherë duhet të keni të drejtë, nuk është mirë që gjithmonë të jetë ashtu. Nëse femra ka shprehi të tillë që gjithmonë të ketë të drejtë, atëherë kjo shprehje nuk e ka vlerën e duhur, dhe shumë shpejtë do të vijë deri te konflikti me partnerin.

Ata të cilët dëshirojnë që gjithmonë të kenë të drejtë, në vend të kësaj do të ishte mirë që të mundohen të jenë të gëzuar dhe të lumtur. Lejojeni partnerin që nganjëherë të jetë fitues i debatit, dhe buzëqeshni nganjëherë dhe thojeni fjalinë e artë: “Ke të drejtë”. Kjo nuk do t’ju mbysë, por do ta gëzojë partnerin tuaj.

“Je e përsosur për mua”

Për secilën femër është me rëndësi që të ketë qëndrim pozitiv për veten e saj. Nëse fillon të mendojë negativisht dhe të ketë vlerësim të ulët për veten e saj shumë shpejt mund të bëhet e pasigurt dhe personaliteti i saj të lëkundet. Prandaj, gëzojeni të dashurën tuaj me shprehjen e këndshme, e cila do ta kënaqë atë dhe ju do të jeni krenar për këtë gjë.

“Pranoj”

Nuk duhet të jeni të fiksuar pas martesës që kjo fjalë t’ju duket e rëndësishme. Nëse ëndërroni për ditën kur partnerja juaj do të thotë se dëshiron të martohet me ju, është me rëndësi ta dini se ajo vërtet e do këtë gjë. Këmbimi i premtimeve të martesës, për femrën është një hap shumë i madh. Ky është një hap i cili e frymëzon atë dhe e dërgon drejt lumturisë së përjetshme dhe e bën të përqendrohet në ndërtimin e një të ardhme të lumtur sikurse në ëndrrat e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version