Telegrafi

Cityt i duhet fitorja ndaj Dortmundit për të vazhduar si lider – formacionet e mundshme

Borussia Dortmundi është nikoqir i Manchester Cityt për ndeshjen e dytë që luhet në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin “Sinal Iduna Park”.

Për këtë takim, Dortmundi nuk mund të llogarisë në Mateu Morey, Jamie Bynoe-Gittens, Luca Unbehaun, Marco Reus dhe Thomas Meunier që janë të lënduar, ndërsa Salih Ozcan ka karton të kuq.


Standings provided by Sofascore

Në anën tjetër, kampioni i Ligës Premier ka vetëm dy mungesa si, Kalvin Phillips dhe Kyle Walker, që po ashtu janë të lënduar.

Formacionet e mundshme:

Dortmund: Kobel, Sule, Hummels, Schlotterbeck, Guerreiro, Reyna, Brandt, Adeyemi, Moukoko.

City: Ederson, Akanji, Diaz, Laporte, Cancelo, Silva, Rodri, De Bruyne, Mahrez, Grealish, Haaland. /Telegrafi/