Manchester City ka marrë edhe fitoren e dytë në sezonin e ri në Ligën Premier, teksa ka mposhtur Newcastle United me rezultat minimal 1-0.
Para fillimit të ndeshjes ka qenë një festë në ‘Etihad Stadium’, ku skuadra e Pep Guardiolas ka prezantuar tre trofetë e fituar sezonin e kaluar si atë të Ligës Premier, Kupës FA dh Ligës së Kampionëve.
On home turf! 🌟
🔵 0-0 ⚫️ #ManCity pic.twitter.com/WP7r5iOf66
— Manchester City (@ManCity) August 19, 2023
Ka qenë një ndeshje shumë interesante me shumë raste shënimi, por një gol ishte ai që vendosi ndeshjen.
Minuta e 31-të ka qenë vendimtare në këtë sfidë ku u realizua edhe goli i fitores nga Citizens.
Off the mark! 💫
🔵 1-0 ⚫️ #ManCity pic.twitter.com/fdJ5jPwBLa
— Manchester City (@ManCity) August 19, 2023
Phil Foden asistoi bukur te Julian Alvarez me sulmuesin argjentinas që me një gjuajtje të fortë realizoi për 1-0.
Pjesa e parë përfundoi me epërsinë minimale të skuadrës vendase.
Keep battling on! 👊
🔵 1-0 ⚫️ #ManCity pic.twitter.com/51FVB9lID5
— Manchester City (@ManCity) August 19, 2023
Edhe në pjesën e dytë ishte një ndeshje shumë e bukur ku nuk munguan rastet e mira shënimi nga të dyja skuadrat.
Megjithatë gola më nuk pati dhe goli i Julian Alvarez doli të jetë vendimtar për t’i siguruar Cityt tre pikë të reja në Ligën Premier. /Telegrafi/