Site icon Telegrafi

City urgjentisht po kërkon portier, Navas në listën e ngushtë të Guardiolës

Keylor Navas

Keylor Navas është në listën e transferimeve emergjente të skuadrës së Manchester Cityt.

Me Claudio Bravo që vuan një dëmtim serioz në tendinë të Akilit, City po lobon që të lejohet të nënshkruajë me një portier si zëvendësim – pavarësisht mbylljes së dritares së transferimeve në Ligën Premier.

E përditshmja spanjolle AS shkruan sot se portieri i Real Madridit është në listën e ngushtë të kandidatëve dhe pritet të merr një ofertë prej anglezëve.

Megjithatë, ai ka nevojë të bindet pasi që gjithmonë ka deklaruar se nuk e ka ndërmend të largohet këtë sezon prej madrilenëve.

Reali këtë sezon si kurrë më parë ka në dispozcionin edhe katër portier të tjerë duke përfshirë Thibaut Courtois, Kiko Kasilla, Andriy Lunin dhe Luca Zidanen.

Theksojmë se në ndeshjen e fundit trajneri spanjoll, Julen Lopetegui preferoi që në portë në ndeshjen e parë të kampionatit të ri spanjoll ta kishte Navasin.

Ndryshe, City ka në dispozicion portierin e tretë, 20-vjeçarin Daniel Grimshaw. /Telegrafi/

Exit mobile version