Manchester City janë të gatshëm të paguajnë 15 deri në 18 milionë euro për talentin e Bolognas, Amadou Diawara.
18 vjeçari ka mahnitur me prezencat e tij në Serie A ku ka zhvilluar deri më tani 30 ndeshje.
Me këtë formë ai ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha evropiane.
Thuhet se klubi i Bolognas i ka dhënë të drejtën një agjenti të FIFA-s që të bëjë shitjen.
Klubi më i interesuar deri më tani është Manchester City, pasi Pep Guardiola e do në skuadër. /Telegrafi/