Manchester City është rikthyer te fitorja në Ligën Premier, pasi ka mposhtur Evertonin me rezultat 3-1.
Skuadra e Pep Guardiolës që nga fillimi i takimit filloi duke sulmuar mysafirët të cilët në këtë sfidë ishin me pesë mbrojtës.
Por kjo nuk i pengoi sulmuesit brazilian Gabriel Jesus që ta shënonte golin e parë në këtë takim në minutën e 22-të, pas asistimit nga Sane për 1-0.
Me epërsinë minimale të Cityt u mbyllën 45 minutat e para në këtë takim.
Dyshja Sane-Jesus edhe në fillim të pjesës së dytë bashkëvepruan shumë mirë duke ardhur edhe goli i dytë.
This guy… 🔥🔥🔥
🔵 2-0 🔘 #MCIEVE pic.twitter.com/T7MQ5LOIGi
— Manchester City (@ManCity) December 15, 2018
Gjermani asistoi në minutën e 50-të për brazilianin i cili shënoi golin e dytë personal në këtë sfidë.
Sulmuesi i talentuar anglez Calvert-Lewin ngushtoi epërsinë në minutën e 65-të pasi pranoi një asistim nga Digne.
Ndërkohë për 3-1 u përkujdes i inkuadruari nga banka rezervë në fushë, Raheem Sterling.
Me këtë fitore të arritur, City rikthehet në pozitën e parë në tabelë me 44 pikë të tubuara, dy më shumë se Liverpooli që ka një ndeshje më pak.
Në ndeshjen e radhës, City do të luajë përsëri në Etihad Stadium përballë Crystal Palace. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=V7pPiilVM68