Manchester City ka shënuar fitore në udhëtim te Southamptoni me rezultat 3-0.
Pas një serie negative me katër ndeshje pa humbje, skuadra e Pep Guardiolas është kthyer te fitoret në ndeshjen kundër Southamptonit, fitore kjo që i ngrit në pozitën e tretë.
Skuadra e Guardiolas ishte më e mirë gjatë gjithë ndeshjes, por pjesa e parë përfundoi pa gola edhe përkundër shumë rasteve të krijuara.
Megjithatë, në pjesën e dytë City arriti të gjej shpejt golin, ku në minutën e 55 ishte kapiteni Vincent Kompany që shënoi më kokë për 1-0 pas asistimit të David Silvas.
Për 2-0 u përkujdes anësori gjerman Leroy Sane, i cili përmbylli një aksion të mirë me kundërsulm të skuadrës së tij, duke shënuar pas asistimit të Kevin de Bruynes në minutën e 78.
Edhe goli i tretë i mysafirëve erdhi me ndikim nga mesfushori belg, i cili dy minuta më vonë asistoi për argjentinasin Sergio Aguero që shënoi nga afërsia me kokë për 3-0 dhe vulosi rezultatin përfundimtar.
Pas kësaj fitore, City e sheh vetën në pozitën e tretë me 64 pikë, ndërsa Southamptoni renditet në vendin e nëntë me 40 pikë të mbledhura. /Telegrafi/