Manchester City ka publikuar katër pjesë të një mini-dokumentari nga 30 ditët e fundit të fitimit të tripletës në sezonin 2018/19.
Citizens kishin arritur mbi 100 pikë më sezonin 2017/18, për ta zhvilluar një dokumentar “Gjithçka ose Asgjë”, ndërsa tani kanë prodhuar një tjetër dokumentar të quajtur “Lufto deri në fund” që u lëshua në City TV.
Pep Guardiola i lejoi kamerat që të filmonin nga qendra stërvitore dhe në ambientet e brendshme të klubit, për të ndërtuar më pas katër pjesën nga ai dokumentar.
FIGHT 'TIL THE END!
Relive the final weeks of our historic Fourmidables 2018/19 campaign from an amazing behind the scenes viewpoint.
Watch all episodes now on the new Man City for TV app: https://t.co/Zju7LsJdQr
🔵 #mancity pic.twitter.com/gIQEeLoAuH
— Manchester City (@ManCity) July 16, 2019
Në pamje shihen gjashtë ndeshjet e fundit të fituar nga Manchester City, për ta mposhtur kështu Liverpoolin në garë për titullin e Ligës Premier.
Më pas ata kanë filmuar edhe fitoren 6-0 ndaj Watfordit në finale të FA Cup, të ndjekur nga pas prej fjalimit emocionues nga kapiteni Vincent Kompany që u dha shokëve lamtumirën.
City i ka publikuar të gjitha pamjet në faqen e tyre, që mund të ndiqen nga tifozët e tyre për 30 ditët e fundit të sezonit të kaluar, e që arritën ta fitonin tripletën në Angli. /Telegrafi/
Man City for TV will provide "unrivalled" access to the club's content, including full match replays of all broadcasted men’s and women’s matches 24 hours after being played.#MCFC pic.twitter.com/qVu1eSfAfZ
— City Xtra (@City_Xtra) July 16, 2019