Telegrafi

City po e fiton garën për mbrojtësin kroat Borna Sosa

Manchester City ka mbetur pa mbrojtës të majtë pas largimit të Oleksandr Zinchenkos në drejtim të Arsenalit.

Kampioni në fuqi i Anglisë ka fituar 35 milionë euro nga shitja e ukrainasit dhe tani po kërkon një futbollist të ri për atë pozitë.

Marc Cucurella ka qenë objektivi kryesor i Citizens, por Brighton ka refuzuar dy oferta të njëpasnjëshme, duke kërkuar 50 milionë euro për ta lënë të lirë spanjollin.

Pep Guardiola tani po mendon për mbrojtësin kroat Borna Sosa i cili ka shkëlqyer me Stuttgartin sezonin e fundit në Bundesliga.

24-vjeçari sezoin e fundit është paraqitur në 30 ndeshje ku ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në nëntë të tjerë.

Mediat në Gjermani kanë shkruar se bisedimet mes drejtuesve të dy klubeve kanë avancuar dhe City është gati të shpenzoj 25 milionë euro për transferimin e anësorit kroat.

Në garë për anësorin kroat janë edhe gjigantët tjerë evropianë si Juventus, Chelsea e Manchester United, por vet anësori preferon kalimin në Etihad Stadiu, /Telegrafi/