Sulmuesi i Manchester Cityt, Rahim Sterling ka rënë dakord për një kontratë të re me klubin dhe do të bëhet ylli më i paguar i futbollit anglez.
Futbollisti do të marrë rreth 345 mijë euro në javë sipas një kontrate të re (16.5 milionë euro në vjet), e cila është rreth 130 mijë më shumë se ajo që kishte deri më tani.
Përveç kësaj, Citizens do të zgjasin kontratën edhe për pesë vitet e ardhshme, por tani për tani është arritur vetëm një marrëveshje gojore.
Më të mirë se anglezi do ta ketë Mesut Ozil i Arsenalit që paguhet rreth 350 mijë euro në javë si dhe Alexis Sanchez te Manchester United me 360 mijë sosh.
Mediat angleze kanë raportuar se Sterling mund të bëhet lojtari i parë anglez me të ardhurat vjetore më shumë se 114 milionë euro, duke përfshirë kontratat komerciale dhe shpërblimet para ditëlindjes së tij të 25 (aktualisht 23 vjeç).
Menaxheri i Cityt, Pep Guardiola është i kënaqur me përparimin e lojtarit në dy vitet e fundit, ku Raheem ka shënuar 23 gola për klubin dhe kombëtaren gjatë vitit të kaluar.
Ndryshe, Sterling deri më tani ka shënuar 104 paraqitje për kampionët e Ligës Premier dhe ka shënuar 35 gola. /Telegrafi/