Telegrafi

City për vazhdimësi, Sheffield United për befasinë e radhës – formacionet zyrtare

Manchester City do të jetë nikoqir i skuadrës së fundit në kampionat Sheffield United.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola është futur në formë të jashtëzakonshme dhe ka arritur në krye të tabelës.

City kanë marrë shtatë fitore radhazi në kampionat dhe gjithsej 11 në të gjitha garat.

Në anën tjetër Sheffield United në këtë takim futet për të shkaktuar befasinë e radhës.

Ekipi i fundit në tabelë pas fitores befasuese që e arriti në Old Traford synon që të shkaktojë një befasi tjetër në qytetin e Manchesterit, por tani në Etihad Stadium.

Formacionet zyrtare:

Man City: Ederson, Walker, Dias, Laporte, Zinchenko, Fernandinho (C), Gundogan, Bernardo, Torres, Foden, Jesus.

Sheffield United: Ramsdale, Basham, Egan, Ampadu, Bogle, Baldock, Norwood, Fleck, Lundstram, Burke, Brewster. /Telegrafi/