Site icon Telegrafi

City i pagabueshëm, gjashtë ndeshje – gjashtë fitore (Video)

Manchester City nuk di për humbje në këtë sezon të Ligës Premier pasi kanë mposhtur edhe Swansean.

Djelmoshat e trajnerit spanjoll, Pep Guardiola kanë shënuar edhe fitoren e gjashtë nga po kaq ndeshje në Ligën Premier, pasi kanë mposhtur në udhëtim Swansean me rezultat 3-1.

Luhej minuta e nëntë e takimit kur City gjeti golin e parë me anë të sulmuesit të saj të rrezikshëm, Sergio Aguero, i cili shënoi një gol të bukur pas asistimin të Bacary Sagnas.

Megjithatë, epërsi e tyre nuk zgjati shumë, pasi në minutën e 13-të, sulmuesi spanjoll, Fernando Llorente, u përkujdes që të shënoj një gol të bukur dhe ta barazoj rezultatin në 1-1.

Pas këtyre golave, të dy skuadrat patën disa gjysmë raste, por pa arritur të gjejnë golin e epërsisë dhe me rezultat të barabartë skuadrat shkuan në vazhdimin në mes të dy pjesëve.

Pjesa e dytë foli në të mirë të liderit të Ligës Premier, pasi me të filluar kjo pjesë filluan sulmet e pareshtura deri sa gjetën golin e epërsisë.

Ishte përsëri argjentinasi Aguero, i cili shënoi për Cityn, por kësaj radhe nga pika e bardhë, gol ky që erdhi në minutën e 65-të.

Skuadra e Guardiolas gjeti edhe golin e tretë në minutën e 77-të me anë të mesfushorit me tipare sulmuese, Raheem Sterling, i cili u asistua nga Kevin de Bryne.

Deri në fund të takimit City arriti që me qetësi të ruaj rezultatin dhe në fund të shënoj një fitore të vlefshme për të qëndruar e qetë dhe e vetme në krye të tabelës. /Telegrafi/

https://twitter.com/playfootball365/status/779685335907184640

https://twitter.com/AllPremGoals/status/779703401500274688

Exit mobile version