Telegrafi

City me ofertë të lartë për Oyarzabalin

Mikel Oyarzabal. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Manchester City pritet të futet fuqishëm në afatin kalimtar të janarit për tu përforcuar në repartin ofensivë.

Objektivi kryesor për këtë repart i kampionëve të Anglisë, është spanjolli Mikel Oyarzabal.

22-vjeçari prej tri viteve ka pasur formë të lartë me skuadrën e tij Real Sociedad.

Në këto tetë ndeshjet e para në La Liga këtë edicion, Oyarzabal ka arritur të shënojë katër gola dhe ka asistuar në dy të tjerë.

Mikel Oyarzabal. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Pep Guardiola e vlerëson shumë reprezentuesin spanjoll dhe tani City ka bërë një ofertë zyrtare.

Kampioni në fuqi i Anglisë ka ofruar 60 milionë euro, ofertë që ende nuk është pranuar nga Sociedad.

Klubi spanjoll synon që të fitojë së paku 75 milionë euro nga shitja e tij. /Telegrafi/