Manchester City ka shënuar fitore në kuadër të xhiros së njëzet të Ligës Premier.
Citizens triumfuan para shikuesve të vetë në stadiumin ‘Ittihad’ kundër Burnleyt me rezultat 2:1.
Në fakt, për të ardhur deri tek fitorja djelmoshat e Pep Guardiolës është dashur shumë të djersiten pasi që rreth 60 minuta luajtën me një lojtar më pak shkaku i përjashtimit me karton të kuq të Fernandinhos në minutën e 32-të, transmeton Telegrafi.
Kjo ishte edhe e vetmja gjë që vlen të theksohet prej pjesës së parë, pasi që 45 minutshat e parë përfunduan pa u tund rrjetat e ekipeve repsektive.
Por, në pjesën e dytë u shënuan tre gola, përkatësisht dy i realizoi City dhe një Burnley.
Fillimisht, City ka kaluar në epërsi përballë Burnleyt me golin e Gael Clichy, i cili shënoi në minutën e 58 minutë pas një gjuajtje të fortë në kufijtë e zonës.
Nuk vonoi shumë edhe Sergio Aguero gjeti rrjetën e golit. Argjentinasi realizoi tre minuta më vonë prej një pozite të vështirë.
Ben Mee zbuti epërsinë e vendasve njëzet minuta para përfundimit të takimit në saje të një gabimi trashanik të portierit Claudio Bravos, por edhe fal teknologjisë që përcakton nëse ka kaluar topi vijën e portës.
Në vazhdim të ndeshjes më nuk pati gola dhe kështu, City i është rikthyer fitoreve pas humbjes kundër Liverpoolit.
Pas kësaj, City zë pozitën e tretë të renditjes tabelore të ligës elitare angleze me 42 pikë. /Telegrafi/
What a finish this is from Aguero. pic.twitter.com/UlqYmSS7O1
— Stephen Foster (@stephenfoster81) January 2, 2017
https://www.youtube.com/watch?v=t3IhCEUmJqg