Telegrafi

City në kërkim të pikëve të reja pret Fulhamin, formacionet zyrtare

Manchester City pret Fulhamin në kuadër të xhiros së 11-të në Ligën Premier.

Skuadra e Pep Guardiolës nuk e ka nisur siç është më së miri këtë edicion, pasi ndodhet në pozitën e 11-të në tabelë me 15 pikë.

City kërkon tri pikët ndaj Fulhamit në mënyrë që të vazhdoj ngjitjen në renditjen tabelare.

Citizens në këtë takim vijnë pas fitores 5-0 ndaj Burnley, teksa Fulham pas befasisë 1-2 te Leicester.

Vendasit janë favorit për ta fituar ndeshjen, por londinezët udhëtojnë drejt Manchesterit për të shkaktuar befasi.

Formacionet zyrtare:

Man City: Ederson, Cancelo, Dias, Stones, Mendy, Rodrigo, Gundogan, Mahrez, De Bruyne , Sterling, Jesus.

Fulham: Areola, Andersen, reid, Loftus-Cheek, Adarabioyo, Cavaliero, Lookman, Reed, Anguissa, Robinson, Aina. /Telegrafi/