Telegrafi

City luan pa gola ndaj Sportingut, por konfirmon pjesëmarrjen në çerekfinale

(Foto: Twitter/Manchester City)

Manchester City e ka kryer minutazhin e nevojshëm ndaj Sporting Lisbonës (0-0) në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, për t’u kualifikuar në çerekfinale.

Skuadra angleze e fitoi me rezultat 5-0 sfidën e parë si mysafir duke e siguruar fazën tjetër që atje, ndërkohë që pritej vetëm të zhvilloheshin 90 minutat mbetura në Etihad Stadium.

Phil Foden e pati rastin e parë të mirë për të vazhduar me Raheem Sterling, mirëpo në gjysmën e parë rrjetat nuk u prekën.

(Foto: Twitter/Manchester City)

Me të filluar fraksionin i dytë, Gabriel Jesus e futi topin në rrjetë pas kombinimeve me Riyad Mahrez, mirëpo goli u anulua për pozitë jashtë loje pas konsultimit të VAR-it.

Mahrez vazhdoi me shanse edhe në pjesën e dytë, derisa Paulinho ishte ndër të rrallët që rrezikoi nga skuadra portugeze.

Kjo ndeshje u mbyll pa fitues, ndërsa Manchester City u kualifikua në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm prej 5-0 falë triumfit në sfidën e parë. /Telegrafi/