Manchester City dhe Tottenham kanë barazuar 2-2 në derbin e javës së 22-të të Ligës Premier.
Pjesa e parë e takimit i takoi në tërësi skuadrës së Pep Guardiolas, të cilët patën shumë raste për gol, por ishin të pafat pasi shumicën e goditjeve u ndalën nga portieri mysafir, Hugo Lloris.
Kështu, rrjetat pushuan në pjesën e parë dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat të bardhë 0-0.
Në pjesën e dytë, futbollistët e Cityt treguan krejt tjetër fytyrë duke arritur t’i shënojnë edhe dy gola të shpejt.
Së pari ishte gjermani Leroy Sane, i cili shënoi një gol të bukur në minutën e 49-të pas asistimit të Kevin de Bruyne.
Pastaj ishte pikërisht de Bruyne, i cili gjeti golin nga afërsia në minutën e 53-të për të dyfishuar epërsinë e Cityt.
Në vazhdim te ndeshjes, skuadra e Tottenhamit arriti të kthehet në lojë, ku së pari ishte futbollisti më në formë i tyre, Dele Alli, i cili shënoi me kokë në minutën e 58-të duke ngushtuar epërsisë.
Pas Allis, radha i erdhi rezervistit Heung-Min Son, i cili përmbylli një aksion të mirë duke shënuar gol në minutën e 77-të për 2-2 pas një asistimit perfekt të Harry Kane.
Deri në fund të lojës, City e gjeti edhe një herë golin me anë të debutuesit Gabriel Jesus, por gjyqtari akordoi pozitë jashtë lojë dhe kështu ndeshja në fund përfundoi me barazim 2-2.
Pas këtij barazimi, skuadra e Guardiolas e sheh vetën në vendin e pestë me 43 pikë dhe udhëton në ndeshjen tjetër te West Hami, ndërsa Tottenham renditet e dyta me 46 pikë dhe luan në udhëtim te Sunderlandi. /Telegrafi/
https://twitter.com/ManCityPhotos/status/822876602686144512
32flags: Kevin de Bruyne goal: Manchester City 2-0 Tottenham Hotspur NBC Premier League Soc… https://t.co/W2nfKTNlJw pic.twitter.com/MDTLugYV8f
— FanSportsClips (@FanSportsClips) January 21, 2017
https://www.youtube.com/watch?v=wi-avEt4nqE
Dele Alli diminui. pic.twitter.com/U7JOdtYOPE
— Spurs Brasil (@hotspur_spurs) January 21, 2017