Manchester City ka mposhtur lehtësisht Fulhamin 2-0 për të kaluar në rrethin çerekfinale të EFL Cup.
Ndeshja fillimisht nisi me një minutë heshtje në stadium për vdekjen e presidentit të Leicesterit, Vichai Srivaddhanaprabha.
Kampionët në fuqi të Anglisë e nisën më mirë ndeshjen kur vetëm pas nëntë minutash rrezikuan.
Ishte kapiteni Vincent Kompany që goditi me kokë, por mirë priti portieri mysafir Rico.
Golin e parë në ndeshje, City e realizoi në minutën e 18-të kur Vincent Kompany ktheu një top në zonë ndërsa talenti Diaz shënoi për 1-0.
City pati raste tjera shënimi në pjesën e parë me Sanen dhe Jesus por pa arritur ta dërgojnë topin në rrjetë.
Në minutën e 65-të erdhi edhe goli i dytë për vendasit me realizuesin e njëjtë.
Fillimisht Gabriel Jesus goditi shtyllën, ndërsa topin e kthyer në zonë në gol e dërgoi Diaz për 2-0.
Deri në fund dyja skuadrat patën disa gjysmë raste por që gola më nuk pati.
Për Cityn në këtë takim u paraqit nga minuta e parë në portë reprezentuesi i Kosovës, Arijanet Muriqi.
19-vjeçari në disa raste bëri disa pritje të bukura duke treguar aftësitë e tij.
Në raundin tjetër, City do të përballet me fituesin e duelit Leicester City – Southampton. /Telegrafi/
https://twitter.com/MajesticSChimp/status/1058104691337412611