Manchester City ka fituar ndaj Newcastle United me rezultat të ngushtë 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt të Ligës Premier.
Pjesa e parë e ndeshjes i takoi në tërësi vendasve, por të dyja skuadrat arritën ta shënojnë nga një gol.
Pas vetëm tetë minutave lojë ishte sulmuesi anglez, Raheem Sterling, i cili shënoi një gol të bukur për epërsinë 1-0.
Megjithatë, mysafirët arritën të barazojnë pas një aksioni të mirë në minutën e 30-të, ku Deandre Yedlin shënoi për 1-1 pas asistimit të Solomon Rondon.
Në pjesën e dytë, djelmoshat e Pep Guardiolas arritën të kthehen në lojë dhe të shënojnë shpejt golin e epërsisë.
Luhej minuta e 52-të e ndeshjes kur mbrojtësi anglez, Kyle Walker, shënoi një supergol nga distanca për të rikthyer epërsinë në 2-1.
Në minutën e 58-të, City shënoi edhe me anë të brazilianit Gabriel Jesus, por goli i tij u anulua për pozitën jashtë lojë.
Deri në fund të ndeshjes, vendasit dominuan duke krijuar edhe shumë raste, por rezultatin mbeti i pandryshuar dhe City fitoi me rezultat 2-1.
Pas kësaj fitore, City ka 10 pikë në vendin e tretë dhe ndeshjen e radhës luan në shtëpi te Fulhami, ndërsa Laraskat renditen në pozitën e 18-të më një pikë dhe luajnë ndaj Arsenalit në shtëpi. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=5aZWfrLatG4
https://www.youtube.com/watch?v=EQ0uSwx5V5A
https://www.youtube.com/watch?v=wuLQ1xtm93Y