Manchester City po përkrah fuqishëm Pep Guardiolan për planet e tij transferuese të kësaj vere.
The Sun shkruan se Guardiola është duke e menduar të shpenzojë 150 milonë funte në janar, me tri emra që janë tashmë në lsitën e tij.
Pierre Emerick Aubameyang, Leonardo Bonucci dhe Hector Bellerin janë tri emrat që Guardiola i dëshiron patjetër në Etihad Stadium.
Aubameyang mund të kushtojë së paku 50 milionë funte, kurse Bonucci po ashtu është një prioritet për të shtuar opsionet defensive.
Tratativa më e vështirë pritet të jetë ajo me Arsenalin për shërbimet e Bellerin, i cili shihet si e ardhmja e Topçinjve. /Telegrafi/