Telegrafi

City ia huazon Celinën gjigantit holandez

Mesfushori i Manchester Cityt, Bersant Celina do të huazohet në Twente të Holandës.

Lajmi bëhet i ditur nga burime të lojtarit për ESPN.

Celina në edicionin e kaluar e bëri debutimin me Manchester Cityn, por me Guardiolan nuk ka gjetur hapësira.

Ai konsiderohet lojtar me të ardhme të ndritur dhe për këtë do të huazohet që të fitojë përvojë.

Në Holandë luajnë edhe Milot Rashica dhe Arbër Zeneli. /Telegrafi/