Telegrafi

City i Guardiolas nuk arrin më shumë se një barazim ndaj Leedsit të Bielsas

Manchester City nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim 1-1 në udhëtimin e tyre te Leeds United në ndeshjen e vlefshme për jaëvn e katërt në Ligën Premier.

Ekipi i Pep Guardiolas nuk ka arritur të mposht ekipin e Marcelo Bielsas, edhe përkundër se mbyllen pjesën e parë në epërsi.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të Cityt, të cilët qarkulluan më shumë lojën dhe krijuan më shumë raste duke shënuar edhe një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 17-të të ndeshjes dhe ishte Raheem Sterling, i cili shënoi një gol të bukur pas një veprimi të mirë individual duke quar epërsinë në 0-1.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë, por me vendasit më konkret në raste duke arritur ta shënojnë edhe golin e barazimit.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 59-të dhe ishte Rodrigo, i cili shënoi për 1-1 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar.

Pas këtij barazimi, Leedsi e sheh veten në pozitën e pestë me shtatë pikë, ndërsa Ciry renditet i dhjeti me katër pikë.

Në ndeshjen e radhës, City e pret në shtëpi Arsenalin, ndërsa Leedsi e pret Wolwerhampton Wanderers. /Telegrafi/