Site icon Telegrafi

City i futet garës për transferimin e Baileyt

Leon Bailey është bërë njëri nga lojtarët më të kërkuar në Evropë.

Sulmuesi këmbëshpejtë ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Bayer Leverkusenit në Bundesliga.

E falë paraqitjeve të mira, Bailey ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave të njohura evropiane.

Mediat gjermane kanë raportuar se së fundmi në garë për të është futur edhe Manchester City.

Pep Guardiola e pëlqen shumë lojën e xhamajkanit dhe po kërkon ta ketë nën urdhrat e tij te City.

Leverkusen është i gatshëm ta lë të lirë të largohet yllin e tyre për një shumë prej 70 milionë euro.

20-vjeçari ka një kontratë me Leverkusenin deri në muajin qershor të vitit 2022.

Në 28 ndeshje në kampionat dhe kupë, Bailey ka arritur të shënoj 11 gola dhe të asistoj në gjashtë të tjerë.

Përveç Cityt, në garë për Baileyn mbeten edhe Liverpool, Arsenal, Chelsea dhe Barcelona. /Telegrafi/

Exit mobile version