City Football Group do të jetë edhe në futbollin italian, edhe pse jo ende zyrtarisht, por së shpejti pritet të ndodhë një gjë e tillë.
Pronarët e Manchester Cityt janë në negociatat për ta blerë skuadrën e madhe italiane, Palermo e cila pas falimentimit vite më parë tani bën gara në Serie C (niveli i tretë i futbollit italian).
Sky Sport ka raportuar se City Football Group ka filluar negociatat për blerjen e Palermos dhe ato janë në fazën vendimtare.
80% of Palermo is expected to be purchased by City Football Group (valued at €6m).
They own 10 other clubs around the world, including Man City, and want to add Palermo to their global brand.
They’re in the due diligence phase but are planning to close a deal ASAP.
📰 via Sky pic.twitter.com/28r7hbifSN
— Italian Football TV (@IFTVofficial) April 29, 2022
Synimi është që brenda një muaji të finalizohet blerja e klubit që për një kohë të gjatë qëndroi në elitën e futbollit italian.
Ende nuk dihet shuma e saktë e blerjes së klubit, por sipas Sky një gjë e tillë do të ndodhë për një shumë prej rreth 10 milionë euro.
Në rast të finalizimit të marrëveshjes, Palermo do të bëhet klubi i 12-të në pronësi të City Football Group.
Kjo kompani gjigante ka nën pronësi skuadrat si Manchester City (Angli), New York City (Amerikë), Melbourn City (Australi), Yokohoma F. Marinos (Japoni), Girona FC (Spanjë), Sichuan Jiuniu (Kinë), Mumbai City FC (Indi), Lommel SK (Belgjikë), Club Bolivar (Bolivi) dhe Troyes (Francë).
Aktualisht Palermo luan në Serie C dhe do të luaj në Play-Off ku do të kërkojë inkuadrimin në Serie B. /Telegrafi/