Site icon Telegrafi

City me fitore komode ndaj Newcastle United

Manchester City ka vazhduar me fitore, pasi ka mposhtur Newcastle United para adhuruesve të vet me rezultat të pastër 2-0.

Vetëm pas 15 minutave lojë ishte Phil Foden që realizoi për 1-0 pas asistimit nga Rodri.

Me epërsinë minimale të vendasve u mbyllën 45 minutat e para të kësaj sfide.

City vazhdoi sulmet edhe në pjesën e dytë, ku në minutën e 67-të realizoi për 2-0.

Ishte Erling Haaland që asistoi për Bernardo Silvën i cili shënoi golin përfundimtar në këtë ndeshje.

Me këtë fitore City ngushton epërsinë ndaj Arsenalit në dy pikë, me londinzët që kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ndeshjen e ardhshme City e luan në udhëtim te Crystal Palace, derisa Newcastle United pret në shtëpi Wolverhampton Wanderers. /Telegrafi/

Exit mobile version