Site icon Telegrafi

City fiton bindshëm dhe ngritët në pozitën e dytë në tabelë

Manchester City ka fituar lehtësisht ndeshjen e xhiros së 18-të në Ligën Premier përballë Crystal Palace.

Ekipi i udhëhequr nga Pep Guardiola ka triumfuar me rezultat të thellë 4-0, në një ndeshje të dominuar nga fillimi e deri në fund të saj.

Qendërmbrojtësi anglez John Stones realizoi golin e parë në minutën e 26-të, pasi u asistua mirë nga Kevin de Bruyne.

Me epërsinë minimale 1-0 të Cityt përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

City vazhdoi dominimin edhe në pjesën e dytë, kur Ilkay Gundogan shënoi për 2-0 në minutën e 56-të.

E 12 minuta më vonë, mbrojtësi anglez John Stones realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për Cityn.

Krejt në fund të ndeshjes, Raheem Sterling realizoi golin e fundit për rezultatin përfundimtar 4-0.

Me këtë fitore City ngritët në pozitën e dytë në tabelë me 35 pikë, dy më pak se lideri Manchester United, por që ekipi i Pep Guardiolës ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/

 

https://twitter.com/noob_fcb/status/1350891816514629632?s=20

https://twitter.com/noob_fcb/status/1350909943352799232?s=20

https://twitter.com/noob_fcb/status/1350911202004709380?s=20

Exit mobile version