Site icon Telegrafi

City fillon bisedimet me Sterlingun për kontratën e re

Manchester City dëshiron që të blindojë Raheem Sterlingun pa filluar edicioni 2021/22.

Anësori anglez lidhje me një largim nga Citizens që nga fillimi i vitit, mirëpo Daily Telegraph raporton se lojtari është afër kontratës së re.

Pep Guardiola ende mbështetet në shërbimet  Sterlingut dhe duan t’i shuajnë zërat me rinovimin e marrëveshjes.

Lojtari është aktualisht në Euro 2020 me Anglinë, derisa i ndihmoi Tre Luanët në golin e realizuar ndaj Kroacisë.

Lojtari 26-vjeçar lidhet me kalimin te disa skuadra evropiane, por që City është i vendosur që t’i ofrojë kontratën e re.

Klubi anglez planifikon që t’i vazhdojë kontratën Sterlingut edhe për së paku dy vite, duke konfirmuar besimin që ka në të. /Telegrafi/

Exit mobile version