Telegrafi

City e ngrit ofertën për Ndombelen, gati marrëveshja me lojtarin

Tanguy Ndombele. (Foto: Shaun Botterill/Getty Images)

Manchester City është favoriti kryesor për të nënshkruar me mesfushorin francez Tanguy Ndombele.

Mesfushori i talentuar francez është bërë ndër lojtarët më të kërkuar në Evropë pas paraqitjes së mirë këtë edicion.

Juventus, Real Madrid e Mancehster City janë skuadrat më të interesuara për shërbimet e tij.

Por duket se skuadra favorite për të nënshkruar me të është kampioni aktual i Anglisë, Manchester City.

Tanguy Ndombele. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Televizion francez Canal + ka raportuar se City e ka ngritur ofertën në 70 milionë për Lyonin që ta lë të lirë lojtarin.

22-vjeçari është i gatshëm të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare me Cityn.

Në rast nënshkrimit te City, Ndombele do të ketë një pagë vjetore prej 3,5 milionë funteve në sezonin e parë, ndërsa paga e tij do të rritet pas çdo viti. /Telegrafi/