Raheem Sterling duket se do të vazhdoj të jetë pjesë e Manchester Cityt.
Sulmuesi anglez ka qenë në negociata që një kohë me klubin për vazhdimin e kontratës me rritje page.
Edhe pse fillimisht City refuzoi një rritje të ndjeshme të pagës së lojtarit, si duket në fund është dorëzuar para kërkesave të tij.
Aktualisht Sterling ka një kontratë me Cityn deri në verën e vitit 2020 me një pagë vjetore prej pesë milionë eurove në stinor.
Por me kontratën e re e cila pritet të jetë deri në vitin 2023, Sterling do të fitojë shumë herë më shumë.
23-vjeçari do të ketë rritje të ndjeshme të pagës, pasi do të bëhet ndër më të paguarit në klub.
Për një vit Sterling do të fitojë 15 milionë euro në stinor tek Manchester City.
Reprezentuesi anglez ka treguar formë të lartë në këtë fillim stinor dhe kjo ka bërë që drejtuesit e klubit ta blindojnë atë.
Interesim për anglezin ka shprehur gjiganti spanjoll Real Madrid por edhe ekipet angleze si Chelsea dhe Arsenal. /Telegrafi/