Telegrafi

City dhe Roma i bashkohen skuadrave tjera të mëdha në garë për Caglar Soyuncun

Caglar Soyuncu është bërë njëri nga mbrojtësit më të kërkuar në Evropë.

Mbrojtësi turk ka pasur paraqitje të jashtëzakonshme me Freiburgun në dy edicionet e fundit.

Shkëlqimi i tij në Bundesliga ka bërë që edhe vlera e tij të rritet dukshëm.

Së fundmi garës për transferimin e tij iu kanë bashkuar edhe dy skuadra tjera të mëdha si Manchester City dhe Roma.

Mediat gjermane kanë raportuar se dy skuadrat e lartpërmendura kanë dërguar agjentët e tyre për ta parë nga afër turkun.

21-vjeçari falë formës së mirë me klubin e Freiburgut ka zënë vend edhe në Kombëtaren e Turqisë.

Kontrata e tij aktuale me klubin gjerman skadon në verën e vitit 2021, ndërsa Freiburgu po e vlerëson yllin e tyre rreth 40 milionë euro.

Gjithsesi përveç Cityt dhe Romës, në garë për lojtarin janë edhe Liverpool, Arsenal, Chelsea dhe Manchester United. /Telegrafi/