Manchester City ka luajtur pa gola kundër Norwich Cityt në ndeshjen e zhvilluar në Carrow Road.
Mysafirët dominuan për gjysmë ore në pjesën e parë, por pastaj vendasit luajtën më mirë.
Të dyja palët patën rastet e tyre për të shënuar, mirëpo shkuan në pushim me rezultat të pandryshuar.
Në gjysmën e dytë, skuadra e Pellegrinit u përpoq shumë që ta fitonte lojën, mirëpo nuk ia doli ta thyente mbrojtjen e Norwichit.
Raste të shumta krijuan lojtarët vizitorë, por mungoi efektiviteti.
Manchester City është në vend të katërt në tabelë dhe numëron 51 pikë, nëntë më pak se lideri Leicester City. /Telegrafi/