Telegrafi

City 4-2 Crystal palce, notat e lojtarëve: Haaland më i miri në ndeshje

Mancheseter City është rikthyer te fitorja në Ligën Premier, pasi ka mposhtur Crystal Palacen me rezultat 4-2.

Kampioni në fuqi i Anglisë e pa vetën në disavantazh 0-2 pas 45 minutave të para të ndeshjes.

Por në pjesën e dytë ndodhi rikthimi i madh falë golit të hershëm të Bernard Silvas dhe het-trikut nga Erling Haaland.

Pikërisht sulmuesi norvegjez pati notën më të lartë në ndeshje 9,3, derisa pas tij me nota të larta u vlerësuan edhe Bernardo Silva, Rodri e Phil Foden.

Ndërkohë nota më e ulët në ndeshje shkoi për portierin mysafir Vicente Guaita. /Telegrafi/